Tchouameni zgjedh Real Madridin

Tchouameni zgjedh Real Madridin

  Mosarritja e akordit me Kylian Mbappe natyrisht ka shkaktuar një lloj zhgënjimi tek Real Madridi për arsye se francezi tentohej prej vitesh nga kryeqytetasit .

Koha kalon dhe llogaritë bëhen për më tej për të qenë në lartësinë e duhur sepse merkatoja është shumë afër dhe Carlo Ancelotti pret mbështetjen e Florentino Perezit. 

Një ndër objektivat e ‘’ Galaktikëve ‘’ duket se ka pranuar për të veshur bluzën e këtij ekipi . Bëhet fjalë për talentin e Monacos Aurelien Tchouameni i cili u pretendua edhe nga Chelsea , Liverpool apo Paris St Germain por si duket aktualiteti e ka bindur për të qenë pjesë e spanjollëve për faktin  se kanë zhvilluar një sezon për tu mbajtur mend sepse fillimisht fituan La Ligan me shumë meritë dhe do të zhvillojnë finalen e dytë në pak vite kundër Liverpoolit në Champions League .

Ditën e djeshme ‘ The Liverpool Eco ‘ konfirmoi se  22 vjeçari tashmë e ka marrë vendimin për të përfaqësuar ‘’ Los Blancos ‘’ dhe do të ketë privilegjin të drejtohet nga një ndër më të mirët në këtë profesion siç është Carlo Ancelotti.

Pak e nga pak Real Madridi po rikthehet aty ku e meriton pas peripecive të hasura sidomos me largimin e Cristiano Ronaldos që konsiderohet një legjendë tek ‘’ Los Merengues ‘’ por një ekip elite gjithmonë e gjen zgjidhjen për rikthimin tek titujt sepse e kaluara shërben si shtysë drejt arritjes tek sukseset .

Pavarësisht një sezoni të shkëlqyer , puna e drejtuesve sigurisht parashikohet shumë voluminoze gjatë merkatos sepse përpara janë objektiva madhorë të cilët duhet të mbështeten nga transferimet e lojtarëve  cilësore në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe përshtatja e shpejtë e tyre në skemat e Carlo Ancelottit për të cilin fjalët janë të tepërta sepse pas La Ligas është afër fitimit të Champions Leagues së parë me Real Madridin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy