
Tentativa e rradhës e Manchester United për Jarrad Branthwaite, fatkeqësisht nuk ka patur sukses.
Drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ sipas ‘ SkySports ‘, ofruan 41 milionë euro për mbrojtësin e Evertonit por anglezët e kanë bërë me dije prej kohësh se nuk do të lejojnë largimin e tij nga ‘’ Goodison Parku ‘’ për më pak se 82 milionë euro.
Vendosmëria e tyre i jep një rëndësi të veçantë 21 vjeçarit, i cili në sezonin e kaluar u aktivizua në 30 sfida, të shoqëruara me dy gola.

Traineri Erik Ten Hag është në kërkim të një mbrojtësi i cili ofron garanci për vijimësinë, repart që ka lënë për të dëshiruar gjatë sezonit të kaluar.
Qartësisht, drejtuesit e Evertonit tanimë i kanë obliguar në njëfarë mënyre ato të 20 herë kampionëve të Premier Leagues të ndryshojnë strategji në lidhje me Jarrad Branthwaite, kontributi i të cilit e ndihmoi Evertonin për të qëndruar në elitën e futbollit anglez.
Megjithatë, një ekip si Manchester United, ndër më të pasurit në botë besohet se s’do ta lërë me kaq pasi flitet për një element shumë cilësor, në një ndër pesë ligat më prestigjoze të Europës.



