
Ish-sulmuesi i njohur spanjoll, Fernando Llorente, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur.
Pas një karriere të suksesshme, në klube të njohura, lojtari ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.
37-vjeçari luajti me skuadra si Bilbao, ku nisi karrierën, për të vazhduar më pas te Juventusi, Sevilla, Swansea, Tottenham, Napoli, Udinese dhe së fundi tek Eibar.
Në 676 ndeshje të zhvilluara, Llorente numëron 203 gola të shënuara.



