Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë me Trump dhe MBS/ Fuqia, politika dhe futbolli në një tavolinë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë me Trump dhe MBS/ Fuqia, politika dhe futbolli në një tavolinë

Cristiano Ronaldo u bë pjesë e një darke ultra-ekskluzive në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Presidentin Donald Trump, princin saudit Mohammed bin Salman, Elon Musk, Gianni Infantino dhe figura të tjera të fuqishme të politikës e biznesit. Prania e tij ngriti pyetjen: pse një yll i futbollit ndodhej në një takim që nuk ka lidhej me sportin?

 

Sipas ekspertëve, Ronaldo u soll nga Arabia Saudite si pjesë e “fuqisë së butë” të Mbretërisë, për të forcuar imazhin e saj ndërkombëtar. Kontrata e tij me "Al Nassr" e ka kthyer në një ambasador të pashpallur të vendit, që shfaqet në tryeza ku ndërthuren interesat politike dhe ekonomike.

 

Takimi me Trump, të cilin Ronaldo e ka shprehur se e dëshironte prej kohësh, u përshkrua kryesisht si simbolik, me Trumpin që tha se i biri i tij ishte “i impresionuar” nga ylli portugez. Ndërkohë, spekulimet rreth arsyeve të vërteta të pranisë së Ronaldos, nga ndikimi në vendimet e FIFA-s deri te përfitime të mundshme politike, mbeten vetëm teori pa prova.

 

Darkat e tilla tregojnë qartë realitetin e vitit 2025, ku sporti, politika dhe biznesi janë të lidhura ngushtë, dhe ku figura si Ronaldo përdoren për ndikim global përtej fushës së futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy