Lëvizjet që po përgatit Mino Raiola

Lëvizjet që po përgatit Mino Raiola

Agjenti i famshëm Mino Raiola patjetër që është një ndër protagonistët absolutë në çdo merkato për arsye se përfaqëson interesat e lojtarëve më të shquar  .  Italiani ka filluar nga puna sepse e pret një periudhë cila pritet  të shoqërohet nga shumë surpriza .  Sipas ‘ The Mirror ‘ 53 vjeçari ka përgatitur terrenin dhe po shqyrton të ardhmet e klientëve të tij të cilët përfshihen në radarët e shumë skuadrave të njohura . Lista kryesohet nga Paul Pogba .

Pas 5 vitesh në ‘’ Old Trafford ‘’ mesfushori ka deklaruar se nuk do të rinovojë me Manchester United dhe  fakti se është një ndër më cilësorët në rolin e tij interpretohet si një punë voluminoze që duhet të bëjë Mino Raiola për ta transferuar aty  ku do të ndjejë komoditetin e nevojshëm .

Pas  francezit rradhën e ka Erling Haaland .

Situata e norvegjezit duket si një telenovelë që asnjëherë nuk do të mbarojë sepse pavarësisht se është rekordmen  , Borussia Dortmundi pretendon 160 milionë euro për sulmuesin dhe problemet e shkaktuara nga koronavirusi nuk i mundësojnë skuadrave të interesuara mundësinë për ta paguar  .

E vetmja zgjidhje është pritja deri në sezonin vijues ku parashikohet një ulje e konisderueshme e kartonit të sulmuesit nga Leeds deri në 68 milionë euro por gjithsesi do të jetë një luftë shumë e ashpër për bomberin e ‘’ Verdhezinjve ‘’.  

Lista vijon me mesfushorin e Ajaxit Ryan Gravenberch . 19 vjeçari kërkohet me ngulm nga Barcelona , por katalanasit  do të rivalizojnë me Manchester United dhe Liverpool . Përpara kësaj situate delikate , sipas  ‘ De Telegraff ‘ , Ajaxi synon me çdo kusht  qëndrimin e tij në ‘’  Amsterdam Arena ‘’ sepse është një siguri absolute për mesfushën.

Pas tij është një tjetër perlë e dalë nga kryeqytetasit, pikërisht Matthijs De Light . Juventusi synon qëndrimin e qëndërmbrojtësit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ për të cilin investoi 68 milionë euro në  verën e 2019- tës .

 ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ kërcënohet nga Manchester City dhe Chelsea për 22 vjecarin , por sakrificat e bëra me transferimin e tij në Torino imponojnë luftën deri në fund për  qëndrimin e Matthijs  në Torino .

 Stefan De Vrij e mbyll këtë listë . Ishi i Lazios ishte pranë largimit nga Interi gjatë verës  sepse pretendohej në Premier League . Por zikaltërit kanë marrë nismat përkatëse  dhe nëse nuk do të arrijnë në një akord  për rinovimin me 29 vjeçarin mund ta humbasin në merkaton dimërore .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy