
Barcelona vijon të këmbngulë në idenë e reduktimit të pagave jo vetëm për përmirësimin e situatës ekonomike por për të përmbushur fair playin e La Ligas dhe për regjistrimin e Lionel Messit për sezonin e ardhshën , çështje e cila mbetet pezull për faktin se akoma nuk është zgjidhur për faktin e mungesës së akordit ndërmjet palëve . Orët e fundit kanë rezultuar të vrullshme në kampin e ‘’ Los Cules ‘’ sepse kanë menduar një shkëmbim që në plan të parë duket i arsyeshëm .
Sipas Mundodeportivos traineri Ronald Koeman ka piketuar Saul Niguez të Atletico Madridit , lojtar i cili është një ndër pikat kyçe të Diego Simeones . Në lidhje me këtë operacion Barcelona ka deklaruar se do të përfshijë Antoine Griezmann për të transferuar spanjollin në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe për ti dhënë francezit mundësinë e rikthimit tek kryeqytetasit .
26 vjeçari ofron shumë garanci për repartin e avancuar , fakt që e ka treguar edhe tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ me të cilët pas 6 sezonesh ka shijuar fitimin e La Ligas duke mposhtur katalanasit dhe Real Madridin në një luftë shumë të ashpër deri në javën e fundit.
Boshllëku në mesfushën e Barcelonës vijon të jetë një shqetësim për trainerin hollandez që kërkon të perfeksionojë çdo repart në vigjilie të sezonit të ri me qëllimin e evitimit të çdo lloj pakënaqësie gjatë një rruge që parashikohet shumë e vështirë për kuq e blutë sepse rivaliteti në kontinentin e vjetër duke iu referuar çdo lige sa vjen edhe ashpërsohet .



