Bologna fiton pastër dhe “kërcënon” Juventusin

Bologna fiton pastër dhe “kërcënon” Juventusin

Bologna vazhdon serinë e rezultateve pozitive në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Thiago Motta, triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Salernitanës.

Një triumf i rëndësishëm për Bologna-n, që “blindon” vendin e katërt me 57 pikë, 6 më shumë se ndjekësit e Romës. Tani synimi është vendi i tretë, që mbahet nga Juventusi me 59 pikë.

Sa i përket ndeshjes, golat për fitoren e Bologna-s, u shënuan nga Orsolini në minutën e 14-të, Saelemaekers në minutën e 44-t dhe Lykogiannis në minutën e 92-të.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy