
Reagimeve për vdekjen e papritur të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i është bashkuar presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i shtetit shqiptar e quan një lajm tronditës për shumë shqiptarë që e kanë adhuruar talentin e tij. Fadil Vokrri vetëm pak ditë më parë, mori shtetësinë shqiptare me firmë të presidentit Meta, dhe me kërkesë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo u bë në shenjë shpërblimi dhe mirënjohjeje për kontributin që ai ka dhënë në futboll.
Ndërsa kreu i qeverisë, Rama, e cilësoi Vokrrin një legjendë të gjallë të futbollit shqiptar.
“LAMTUMIRË KAMPION – Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar”, shkruan Rama në "Facebook".
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndërroi jetë sot, në moshën 57-vjeçare, pas një ataku në zemër.
Legjenda e futbollit kosovar pasi ka shfaqur probleme me shëndetin, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pavarësisht ndihmës, Vokrri ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër, ne moshën 58-vjeçare.



