
Në Premier League ashtu si në merkatot e kaluara do të zhvillohet përsëri një derbi ndërmjet Manchester City-t dhe Manchester United për një lojtar shumë premtues të Benfikës. Flitet për Joao Neves, mesfushor me tipare mbrojtëse, i cili ka bërë mirë në këtë fazë të parë të sezonit. Gjithsesi interesi si duket nuk do të përfundojë me kaq pasi edhe të tjerë pretendentë, emri i të cilëve momentalisht nuk është bërë me dije do të luftojnë për të përfituar shërbimet e 19 vjeçarit. Nëse i referohemi ‘’ The Citiziens ‘’ besohet se traineri Pep Guardiola do të jetë determinant në këtë histori, i cili konsiderohet ndër trainerët më të mirë në botë dhe për shumë lojtarë është një privilegj të vihet nën urdhërat e tij. Gjithsesi edhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ pritet të luftojnë ashpër deri në fund, të favorizuar edhe nga aspekti ekonomik , pasi janë një ndër klubet më të pasur në botë. Nëse do të largohet nga Benfika, transferimi i mundshëm i Joao Neves në ‘’ Old Trafford ‘’ apo në ‘’ Etihad Stadium ‘’ , pa anashkaluar ndonjë destinacion tjetër , do të ishte natyrisht një sukses shumë i madh në karrierën e tij. Me kryeqytetasit lojtari nga Tavira gjatë sezonit aktual është aktivizuar në 8 sfida dhe ka kontribuar me një asist për shokët e skuadrës.



