
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për mediat, në prag të supersfidës me Partizanin këtë fundjavë.
Tetova deklaroi se skuadra e tij e ka komoditetin e pikëve, për të treguar një lojë sulmuese ndaj të kuqve.
Sipas tij, futbolli i ka të treja rezultatet, por nuk beson se sfida do të dalë barazim, si në të kaluarën.
Ndeshja me Partizanin nuk është një minifinale, por është një ndeshje normale për vazhdimësinë e kampionatit. Nuk besoj që do të dali barazim ndeshja nesër, por futbolli i ka 3 rezultatet.
Reparti ofensiv i Partizanit ka agresivitet, por kjo nuk mendoj që do ta zbehi lojën tonë prodhuese sepse kemi komoditetin e pikëve që na e lejon këtë gjë.
Është e vërtetë që kemi një shkëputje, por kjo duhet të mendohet nga të gjithë që na duhet vazhdimësi në rezultate dhe pjekuri për të ruajtur kreun.



