Dy gjigantë në luftë për Riqui Puig

Dy gjigantë në luftë për Riqui Puig

Mesfushori Riqui Puig është duke bërë një revolucion të dukshëm me  Barcelonën .  Sipas  Mundodeportivo spanjolli është përfshirë në radarët e Juventusit dhe Interit .  Dy gjigandët e Serisë A  janë drejt hapave  determinantë për të ardhmen . Nga një anë zikaltërit kërkojnë të ruajnë entuziazmin për shkak se janë afër ngritjes së trofeut të 19- të në Scudetto ndërsa bardhezinjtë kërkojnë të harrojnë sezonin e dështuar që po i lë fatura të shtrenjta . Përveç aspektit sportiv  ekonomia e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dhe Interit po kalon kohë të vështira  dhe nuk munden të realizojnë operacione të majme por në rastin konkret mendojnë së përfshirja e ndonjë elementi mund ti hapte rrugën transferimit të Riqui Puig .

Në rast se rikthemi  mbrapa në kohë Barcelona është interesuar në disa raste për golashënuesin Lautaro Martinez dhe drejtuesit përkatës kanë menduar se shkëmbimi kokë më kokë me Riqui Puig mund të rezultonte efikas  .  Duke iu referuar bardhezinvje  planet e shumta të bëra i kanë krijuar idenë se  monedhat e shkëmbimit si  Aaron Ramsey  , Rodrigo Betancur , Adrien Rabiot ,  ose Federico Bernardeschi mund ta lehtësonin ‘’ Ok ‘’e  kësaj  rruge. 

Situata e ndërlikuar e Riqui Puig nën drejtimin e Ronald Koeman e ka mbushur kupën sepse  nuk është aktivizuar si titullar që nga 13 shkurti kundër Deportivo Alaves dhe ka qëndruar në stol që prej ndeshjes kundër Real Valladolid e luajtur në 5 prill.  Ky fakt  mbetet një indikator potent se gjasat për të qëndruar në ‘’ Camp Nou ‘’ janë të reduktuara dhe  duke marrë në shqyrtim talentin e tij  kalimi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do ti jepte shansin për ti vënë pikën përfundimtare kalvarit të kaluar  me ‘’ Los Cules ‘’.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy