Tirana mori titullin, Martiro: Duam të nisim një cikël fitues

Tirana mori titullin, Martiro: Duam të nisim një cikël fitues

Tirana në volejboll për meshkuj, fitoi titullin kampion, që mungonte për bardheblutë prej 28 vitesh. Për këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, ka folur volejbollisti i Tiranës, Krist Martiro.

Ky i fundit u shpreh se te skuadra kryeqytetase qëllimi nuk është të ndalet te fitimi i titullit, por të nisin një cikël fitues. Martiro deklaroi se te Tirana kishin punuar shumë për një vit, për të mbërritur te titulli kampion.

Edhe unë e kam vrarë mendjen, pse titulli ka munguar prej kaq shumë kohësh te Tirana. Për hir të së vërtetës, Tirana në 30 vitet e fundit, rrallë herë e ka pasur mundësinë për të rivalizuar kokë më kokë me rivalet, duke filluar nga buxhetet, deri te kualitetet. I shkuam shumë afër vitin e kaluar, me ndryshimet e bëra dhe këtë vit ia dolëm për të marrë Kupën, që mungonte prej 28 vitesh.

Erzeni është me meritë në finale, pasi në gjysmëfinale mposhtën rivalët e Partizanit. Ishte një ndeshje e fortë atje. E treguan veten ndaj një kundërshtari si Partizani, duke i mposhtur me përmbysje. Shkodra këtë vit, nuk ka pasur nivelin e viteve të kaluara. Në volejboll, nëse nuk ka mbështetje nga jashtë, është e vështirë për të arritur synimin, titull kampion.

Qëllimi i Tiranës, nuk është që të ndalet te ky trofe. Dëshira e madhe e të gjithëve është që të nisë një cikël i kësaj Tirane fituese. Në pikën e fundit, shfaqet Debora e përlotur. E donte shumë titullin, sidomos me skuadrën tonë. Vjet i shkuam afër titullit dhe këtë vit është bërë një punë e madhe. Jemi stërvitur shumë, që nga muaji maji i vitit të kaluar. Debora është mbështetësja jonë kryesore, një vajzë që jo vetëm ka siguruar financat, por i ka qëndruar pranë skuadrës në probleme të shumta. Ka qenë një pasion i madh i ndërthurur mes skuadrës, por edhe tifozerisë që ka ardhur në rritje.

Sipas Martiros, çelësi i suksesit për një skuadër në volejboll, është mbështetja financiare. Gjithashtu volejbollisti shtoi se marrja e lojtarëve të huaj në merkaton e janarit, shton cilësinë në skuadër.

Unë e thashë që duhet të kesh një mbështetje të madhe financiare që të marrësh suksese. Skuadrat që përforcohen në janar, kanë shumë mundësi për të arritur suksese dhe ne këtë bëmë duke marrë një argjentinas dhe maroken, njëjtë si Partizani dhe Erzeni.

Nëse shikojmë duelet e ndeshjeve të para, nuk kishin nivelin që ka pasur në finale. Lojtarët e fundit e kanë rritur nivelin. Janë të rëndësishëm dhe mirë që janë. Tirana këtë vit, ka pasur një rritje të cilësisë së lojës. Ne do të marrim pjesë në Kupën e Europës. Kemi marrë një konfirmim nga Erion Veliaj, ku na është garantuar prania në Kupat e Europës dhe mbështetja. Do tentojmë të kalojmë edhe ture. Na është premtuar shumë mbështetje. 1 ose 2 përeforcime do të ishin të rëndësishme. I kemi të gjitha mundësitë për të provuar dhe për të kaluar ture.

Pas fitimit të titullit, ka qenë mbrëmja më e bukur e karrierës sime. Aty janë të gjithë çuna që luajnë për fanellën e Tiranës, jo për lekët. E kisha ëndërr të shpallesha kampion me Tiranën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy