Arsenal dhe Juventus duel për Hojlund

Arsenal dhe Juventus duel për Hojlund

Rendimenti i Rasmus Hojlund sa vjen edhe përmirësohet dhe pas Real Madridit,  Arsenali dhe Juventusi kanë shfaqur interes për danezin.

Përpara këtij fakti , drejtuesit e Atalantës e kanë bërë të qartë kërkesën prej 50 milionë eurosh për lojtarin i cili ka ngjashmëri me Erling Haaland. 

Mikel Arteta ëndërron që ti dërgojë ‘’ Topchinjtë ‘’ drejt titujve , të cilët mungojnë prej kohësh ndërsa torinezët i druhen një largimi të Dusan Vlahovicit dhe nëse do të jetë kështu, 20 vjeçari konsiderohet i duhuri nga traineri Massimiliano Allegri.

Duke iu referuar ndeshjeve të zhvilluara , Rasmus Hojlund mund të shëndërrohet një ndër transferimet më të bujshëm gjatë verës , i cili deri më tani numëron 13 gola dhe 5 asiste me të ashtuquajturën ‘’ La Dea ‘’.

Ndërkohë vështirësitë e hasura nga bardhezinjtë në sezonin aktual, fillimisht me eleminimin nga Champions League dhe më pas me heqjen e pikëve janë tregues se merkatoja e verës meriton vëmëndjen maksimale me objektivin e hedhjes  pas krahëve në atë vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy