
Duket se tashmë çështja e trainerit tek Napoli është zgjidhur.
Aurelio Di Laurentis në bashkpunim me drejtuesit i kanë lëvizur me shpejtësi gurët dhe tanimë e kanë arritur marrëveshjen me Maurizio Sarrin.
Sipas kreut të presidencës ishi i Lazios konsiderohet i duhuri për ti rikthyer ‘’ Il Partenopei ‘’ tek trofetë sa më shpejt dhe flitet se do të firmosë një kontratë për tre sezone, e shoqëruar me një përfitim prej 3.5 milionë eurosh për secilin prej tyre.
67 vjeçari e ka eksperiencën e duhur i cili do të përjetojë një etapë të dytë me bardhekaltërit.
Dihet se në çdo sezon kërkohet fitimi i titujve i cili shquhet për formimin e një ekipi kompetitiv, të aftë për të vënë në vështirësi çdo rival.
Stili i lojës që imponon Maurizio Sarri lidhet me iniciativën për të krijuar rrezik në çdo situatë, menaxhimin e topit dhe natyrisht kujdesin në prapavijë.
Përfitimi vjetor konsiderohet llogjik dhe duhet thënë se ky trainer e ka avantazhin e njohjës së klubit, historisë dhe në veçanti tifozerisë napolitane.



