Rezultoi pozitiv, sulmuesi i Napolit humbet Kupën e Afrikës

Rezultoi pozitiv, sulmuesi i Napolit humbet Kupën e Afrikës

Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen nuk do të marrë pjesë në Kupën e Afrikës me Nigerinë. 
Prej ditësh, Osimhen ishte në dyshim, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk ishte gati. 

Ka qenë vetë federata nigeriane, që ka bërë publike listën e Nigerisë, me lojtarët që do të luajnë në Kupën e Afrikës. Në sy bie menjëherë mungesa e Osimhen, i cili nuk do të mund të japë dot kontributin e tij për kombëtaren. 

Vlen të përmendet se pak javë më parë, 23-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë më fytyrë, që e la jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy