Ligji i sportit, Shyti: Më shumë është ndryshuar, sesa zbatuar. Arsyet pse FSHF nuk pranon Arbitrazhin Sportiv

Ligji i sportit, Shyti: Më shumë është ndryshuar, sesa zbatuar. Arsyet pse FSHF nuk pranon Arbitrazhin Sportiv

Pro.dr. Artan Shyti, pedagog sportiv, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për ligjin e sportit, për të cilin tha se në vitet e fundit më shumë është ndryshuar, sesa është zbartaur.

Sipas tij, klubet duhet të mos jenë pronë e bashkive, nëse pretendohet që të shkëputet sporti nga politika.

Ligji i sportit, më tepër është amenduar sesa është zbatuar. Ne kemi bërë amendimet e fundit, që asnjë klub të mos jetë pronë e bashkisë. Nëse duam që ta shkëpusim sportin nga politika, gjëja e parë që duhet bërë është kjo, që të mos jenë pronë e bashkisë. FSHF duhet të vendosë ultimatum, ose t’i shesin ose nuk marrin pjesë në kampionat. Të pretendosh shkëputjen nga shteti, kur asambleja është e mbushur me drejtues bashkish. Ligji ka gjëra të mira, që duhen zbatuar. Sot shqetësimi nuk është ligji, por është zbatimi i tij. Në këto vite, për fat të keq, më shumë e kemi ndryshuar ligjin e sportit, sesa e kemi zbatuar.

Shyti u pyet edhe Arbitrazhin Sportiv që po ndërtohet nga KOKSH, ku dha arsyet pse FSHF nuk e pranon.

Arbitrazhi është një peripeci që ka shumë vite. Është bërë si Kalaja e Rozafës, ndërtohet ditën dhe shembet natën. Që të jetë një institucion që pranohet, nuk mund të jetë nën ombrellën e KOKSH. Në momentin që nuk e pranon futbolli, nuk e pranon treçereku i sportit në vend. Futbolli nuk e pranon, sepse nuk mund të ketë sens, që një organizatë sportive si KOKSH, të organizojë Gjykatën Sportive. Ajo duhet të ishte një institucion jashtë sportit. Gjyqtarët duhet të kenë fuqi jashtë. Nëse e miraton listën KOKSH-i, paratë KOKSH-i, rregulloren KOKSH-i, kjo nuk mund të ketë garanci për një federatë si e futbollit, e cila në një moment kur ka konflikt me KOKSH,  e shikon si një instrument që mund t’i shkojë dëm. Arbitrazh sportiv, është tekst i gabuar. Unë po pres të shikoj si do të jetë rregullorja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy