
Sezoni me shumë ulje-ngritje i Liverpoolit sigurisht e ka vënë në dyshim qëndrimin e Arne Slot në ‘’ Anfield Road ‘’.
Gjasat janë që hollandezi të largohet në fundin e tij dhe drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ tanimë kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin.
I preferuari vijon të jetë Xabi Alonso, ish mesfushor i anglezëve në të shkuarën.
Referuar ecurisë së deritanishme i vetmi shpëtim për Liverpoolin është fitimi i Champions Leagues, kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube.
Mirëpo në fazën e 1/8-tave i pret Galatasaray, skuadër nga e cila duhet patur kujdes pasi e tregoi potencialin kundër Juventusit.
Ishi i Feyenoordit është përballë një situate tejet delikate dhe Xavi Alonso vijon të jetë një kandidat i cili po analizohet me detaje nga krerët e gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm.
Liverpoolit i duhet me patjetër të rikuperojë terrenin e humbur referuar rendimentit, intensitetit në lojë dhe mentalitetit kompetitiv.
Edhe pse Xabi Alonso ka hasur jo pak vështirësi nën drejtimin e Real Madridit cilësitë e tij as që nuk mund të vihen në diskutim, fitues i Bundesligës, Kupës dhe Superkupës së Gjermanisë me ‘’ Aspirinat ‘’ në të shkuarën.



