Kampion bote me flamurin shqiptar, Abakarov: Ishte shumë e vështirë në Beograd. Tani dua medalje olimpike

Kampion bote me flamurin shqiptar, Abakarov: Ishte shumë e vështirë në Beograd. Tani dua medalje olimpike

Zelimkhan Abakarov, u shpall kampion bote me flamurin shqiptar në mundje, në Beograd të Serbisë. I ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, mundësi çeçen, zbuloi se erdhi në Shqipëri.

Më tej, Abakarov tregoi se ëndrra e madhe është të fitojë medalje olimpike dhe shtoi se ka besim të madh se do e arrijë edhe këtë.

Ishte presidenti i Federatës, që me këmbëngulje më bindi të vija këtu. Sahiti ka bërë një punë shumë të madhe, që propozoi të vija të përfaqësoja Shqipërinë. Më pëlqeu shumë projekti dhe jam i lumtur që jemi në këto nivele. Deri para bisedës, kisha dëgjuar pak për Shqipërinë. Nga lufta në Kosovë, kam dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë.

Kam ëndërruar të fitoj titullin kampion, por nuk e kisha përcaktuar me cilin flamur do e arrija këtë. Të marrësh pjesë në Botëror është një ndeshje shumë e fortë. Në Beograd ishte e vështirë. Kundërshtari më i vështirë ishte mundësi serb, të cilin e eliminova në gjysmëfinale. Kishte shumë tifozë serbë, por kjo e bëri fitoren më të vlefshme dhe më të bukur, por shumë të vështirë.

E besoj dhe shpresoj të marr medaljen olimpike. Për çdo sportist është e ka ëndrrën finale për këtë. Unë e ëndërroj dhe do e arrij një medalje olimpike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy