
Kapiteni i Juventusit Giorgo Chielinni është shprehur në fund të ndeshjes me Interin se Juventus e meritoi fitoren 3-2 pavarësisht se pati shumë kontestime për arbitrin. Në intervistën për ‘Sky Sport’ mbrojtësi shtoi se bardhezinjtë nuk duhet ta kishin rrezikuar deri në këtë pikë kualifikimin për në Champions League sezonin e ardhshëm.
”Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë kundër skuadrës më të fortë në Itali. Ne e përballuam mirë, treguam që jemi ekip i bashkuar, nuk vodhëm asgjë dhe e merituam rezultatin.
Unë nuk mendoj se e meritonim të kualifikoheshim dy ndeshje më herët sepse kemi bërë shumë gabime, por do të përpiqemi deri në fund. Le të shohim se çfarë do të bëjnë të tjerët nesër.
Të mërkurën do të luajmë në finalen e Kupës dhe trofetë janë gjithmonë të rëndësishëm. Javën e ardhshme do të bëjëm analizën e plotë”.



