Është mbyllur në barazim pa gola, sfida mes Prishtinës dhe Dritës, e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Pavarësisht se të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm golin, nuk ia arritën dot, duke dalë me një pikë nga kjo sfidë. Me këtë barazim, Drita e Gjilanit mbetet në krye të renditjes me 18 pikë, ndërsa Prishtina mban vendin e 4-t me 12 pikë.
Më herët, u luajt edhe sfida mes Malishevës dhe Ballkanit, e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin 2-3. Skuadra e Dajës, mban vendin e dytë në kampionat me 15 pikë, por vlen të përmendet se ka edhe dy ndeshje më shumë për të luajtur.



