Paolo Maldini rikthehet në kombëtaren italiane, legjenda nis misionin për ringritjen e “Azurrëve”

Paolo Maldini rikthehet në kombëtaren italiane, legjenda nis misionin për ringritjen e “Azurrëve”

Legjenda e futbollit italian, Paolo Maldini, është rikthyer në skenën e futbollit me një detyrë të rëndësishme: rindërtimin e kombëtares italiane, e cila po kalon një periudhë të vështirë.

 

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka konfirmuar se Maldini ka pranuar postin e drejtorit teknik të institucionit. Në këtë mision ai do të mbështetet nga ish-futbollisti dhe trajneri brazilian Leonardo, i cili do të shërbejë si këshilltar.

 

Dyshja, që ka bashkëpunuar më parë te Milani, do të kujdeset për riorganizimin e sektorit teknik të kombëtares italiane, përfshirë ekipin e parë dhe përfaqësueset e moshave.

 

Maldini është një prej figurave më të mëdha të futbollit italian. Ai ka luajtur 126 ndeshje me kombëtaren nga viti 1988 deri në vitin 2002 dhe ka kaluar gjithë karrierën e tij te Milani, ku fitoi shtatë tituj të Serie A.

 

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Maldini punoi si drejtues teknik te Milani dhe ishte pjesë e projektit që solli titullin e Serie A në sezonin 2021-2022, pas 11 vitesh pritje.

 

Sfida e re vjen në një moment kritik për Italinë, e cila ka dështuar të kualifikohet në dy Kupat e fundit të Botës dhe rrezikon të humbasë edhe turneun e vitit 2026.

 

Një nga detyrat e para të Maldinit dhe Leonardos do të jetë gjetja e trajnerit të ri të kombëtares, pas ndarjes me Gennaro Gattuson pas humbjes ndaj Bosnjë-Hercegovinës në eliminatoret e Botërorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy