Interi vuan kundër Sassuolo-s, shënon tre herë por nuk merr pikët e plota

Interi vuan kundër Sassuolo-s, shënon tre herë por nuk merr pikët e plota

Inter ka shënuar tre herë kundër Sassuolo-s në mbrëmjen e sotme, por në fund nuk ka dalë me pikë të plota, duke i thenë praktikisht mirupafshim titullit kampion pasi tani diferenca me Juventusin kryesues ka shkuar në 8 pikë. Takimi ndaj kundërshtarit që i ka hapur punë pothuajse çdo sezon përfundoi me rezultatin 3-3.

Në San Siro miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 4 falë Caputo-s. Interi shtanget, por pas këtij momenti shikon vetëm para dhe në minutën e 41 Romelu Lukaku do të kthente në gol një penallti të fituar nga qendëmbrojtësi Skriniar. Goli i jep zemër ekipit të drejtuar nga Conte dhe brenda pjesë së parë do të përmbysnin me Biraghi-n, për të cilin asistoi Sanchez.

Në pjesën e dytë Interi do të ulte vigjilencën dhe atëherë kur ishte momenti më delikat, në minutën e 81 Sassuolo barazoi me Berardi-n, që realizoi me penallti. U mendua se ndeshja do mbyllej këtu por Interi sërish kaloi në avantazh me Borja Valero, por që u zhvlerësua 1 minut para kohës së rregullt nga Magnani, i cili i hoqi fitoren nga duart Interit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy