
Duke filluar nga ora 20:45, do të luhet derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit, sfidë e vlefshme për javën e 21.
Kuqezinjtë vijnë në një moment shumë të vështirë, teksa këtë e tregojnë edhe zgjedhjet e Piolit, që ka ndryshuar skemën, duke luajtur me 3-5-2 dhe ul në stol yllin e ekipit, Rafael Leao.
Në krahun tjetër, të ziklatërit, trajneri Inzaghi nuk ka bërë shumë ndryshime, teksa i ka besuar titullarëve të përhershëm.
Formacionet zyrtare:
Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko
Milan (3-5-2): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Gabbia; Calabria, Messias, Tonali, Krunic, Theo Hernandez; Giroud, Origi.



