
Blaise Matuidi ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur. Pas një karriere të suksesshme, me skuadra si PSG dhe Juventus, lojtari ka vendosur të tërhiqet në moshën 35-vjeçare.
Kulmin e karrierës, Matuidi e kishte në vitin 2018, kur fitoi Botërorin me Francën, në një kompeticion ku ishte titullar dhe vendimtar për skuadrën e Deschamps.
POSTIMI I LOJTARIT:
I dashur futboll, të kam dashur shumë. Më ke dhënë shumë, por ka ardhur koha të them mjaft. I realizova ëndrrat e mia të fëmijërisë dhe ëndrrat që kisha si i rritur. Me një ngërç në fyt, por me krenari, sot e kthej këtë faqe të re. Faleminderit!



