
Trajneri Jose Mourinho, ka paraqitur dorëheqjen nga Bordi i Futbollit në UEFA. Ky vendim i teknikut portugez, vjen pak ditë pasi UEFA e pezulloi atë me katër ndeshje, për ngjarjet në finalen e Europa League, ku Mourinho nuk i kurseu ofendimet ndaj arbitrit Anthony Taylor. Bordi i Futbollit, është krijuar nga UEFA, që si objektiv ka studimi dhe analizimi e këtij sporti, me synimin për të bërë sugjerime për ta përmirësuar atë. Diskutimet në këtë strukturë variojnë nga rregullat e lojës, arbitrimi, oraret e ndeshjeve, zhvillimi i talenteve dhe mirëqenia e futbollistëve. Gjithsesi Mourinho nuk do të jetë më pjesë dhe këtë ia komunikoi nëpërmjet një letre shefit të Bordit, Zvonimir Boban.



