Juventusi ka fituar supersfidën e javës së 25-të të serisë A. Kampionët në fuqi të italisë kanë marrë një fitore me aromë titulli duke mundur në “Juventus Stadium” rivalen e saj kryesore Napolin.
Ekipi i Masimilano Alegrit fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 falë një goli të shënuar në pjesën e dytë nga sulmuesi italian, Simone Zaza. Një 90 minutësh i ekuilbruar nga të dyja ekipet me Napolin që nuk ishte shumë i rrezikshëm përpara portës së mbrojur nga Buffon, pasi sulmuesi kryesor Gonzalo Higaun ishte krejtësisht në hije.
Një fitore e rëndësishme për bardhezinjtë dhe e 15-ta rradhazi, që tashmë kryesojnë kampionatin me 57 pikë të grumbulluara, ndërsa Napoli humbet vëndin e parë duke u klasifikuar në të dytin me një pikë më pak.
Gjithashtu duhet përmëndur edhe paraqitja fantastike që mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysja bëri në këtë takim duke qënë nja nga lojtarërt më të mirë në fushë për napoletanët, nga ku mori edhe vlerësimet e mediave italiane.



