Bastet sportive/ Meksi: Nuk ka aktor tregu që s’e do ligjshmërinë, e zeza do ridimensionohej

Bastet sportive/ Meksi: Nuk ka aktor tregu që s’e do ligjshmërinë, e zeza do ridimensionohej

Specialisti i IT dhe sipërmarrësi Endri Meksi duke folur në emisionin “Sport Zone” në MCN Tv mbi bastet sportive tha se të gjithë aktorët duan një treg të ligjshëm. 

Meksi vë në dukje se në momentin që ka një treg të ligjshëm, tregu i zi do ridimensionohej, ndonëse nuk do të zhduket asnjëherë.

I pyetur nëse kishte një indicje për mbylljen totale, Meksi tha:

S’mund të them që ka pasur indicje të tillë. Që do vinte një masë ekstreme këtë e ndjenin të tërë. E ndjenim që diçka do ndodhte, sepse e dinim që ishte një situatë ilegaliteti me skadencë. Këtë mbyllje totale s’e ka perceptuar askush”.

Të tërë aktorët e tregut e duan të ligjshme. Në momentin që ka një treg të ligjshëm, e zeza do ridimensionohet, nuk do zhduket asnjëherë. Nuk e di përse bëhen disa asocime me dy tre emra gjithmonë. Nuk ka rëndësi kujt i vihet etiketa. Një ndër ta kam qenë edhe unë. Kjo vjen edhe nga mediokriteti i mediave. Ndodh nga aktorët politikë, nuk e dinë sa e bëjnë me largpamësi apo miopi. Ndodh edhe nga aktorët e tregut. Por nuk ka pasur asnjë aktor tregu që s‘ka dashur të këtë licencë, ose të jetë i përfaqësuar me licencë. Sepse kanë dashur të punojnë sa më rehat. E donin ligjshmërinë, jo se nuk e donin fare të zezën”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy