
Prej kohësh Ruben Amorim ka filluar spastrimin tek Manchester United.
Traineri portugez ka mbetur i pakënaqur me rendimentin e dy lojtarëve në fazën e parë të sezonit, të cilëve ia ka hapur dyert e largimit nga ‘’ Old Trafford ‘’.
Marcus Rashford dhe Casemiro nuk bëjnë më pjesë në planet e ishi-t të Sporting Lisbonës, i cili la gjurmë në të shkuarën e afërt tek kjo skuadër.
Sulmuesi dhe mesfushori brazilian nuk e kanë bindur aspak dhe ky fakt nuk tolerohet tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’, skuadër e cila pretendon fitimin e të gjithë trofeve gjatë sezoneve.

Sigurisht që Marcus Rashford dhe ishi i Real Madridit nuk konsiderohen të përshtatshëm për mënyrën sesi luajnë 20 herë kampionët e Premier Leagues nën drejtimin e trainerit 40 vjeçar dhe priten oferta në ditët vijuese për lojtarët në fjalë.
Momentalisht gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm janë në një situatë aspak të mirë referuar kampionatit pasi renditen në vendin e 12-të, ndërsa në Europa League situata është krejtësisht ndryshe, e reflektuar me pozicionimin në vendin e 3-të, 1 pikë larg kryesuesve të Lazios.



