Kërkojnë përmbysjen ndaj Skënderbeut në Kupë/ Çarçani: Dinamo ka një kontigjent më të mirë

Kërkojnë përmbysjen ndaj Skënderbeut në Kupë/ Çarçani: Dinamo ka një kontigjent më të mirë

Dinamo do të përballet ditën e nesërme me Skënderbeun për të luajtur ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Gazetari Gerti Çarçani tha në studion e MCN Informacion se ishte shorti më bujar për ekipin e Dinamos që renditet i treti në klasifikim. Sipas Çarçanit, Dinamo ka një kontigjent më të mirë, por gjithsesi skuadra e Skëndërbeut në Korçë ka treguar që i ka bërë rezistencë.

Ishte shorti më bujar për ekipin e Dinamos që renditet i treti në klasifikim. Shorti ra me Skënderbeun e vendit të fundit të fundit. Në takimin e parë Skënderbeu fiton 0-2. 0-2 është rezultat jo i pakalueshëm, por të bën të vështirë të ndërtosh ofensivën. Dinamo duhet të bëjë të pamundurën, ka një kontigjent më të mirë, por gjithsesi skuadra e Skëndërbeut në Korçë ka treguar që i ka bërë rezistencë të gjitha ekipeve të mëdha. Vetëm pak javë më parë mundi Egnantian kryesuese në fushën e vet. Është një ekip i hidhur dhe sportivisht e shfrytëzon faktorin fushë.

Më tej Çarçani tha se Superiorja pa Tiranën humbet shumë pikë.

Nuk e mendoj kurrë që Tirana do të zbresë nga kategoria. Tirana i duhet Superiores dhe Superiorja e do Tiranën, por në fund të ditës nuk e mbajmë dot ne.

Superiorja pa Tiranën humbet shumë pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy