
Pas disa tentativave për tu përforcuar në mbrojtje sigurisht drejtuesit e Interit vijojnë të përqëndruar për t’ia vënë sa më shpejt pikën kësaj historie.
Tek zikaltërit priten ndërhyrje të cilët vinë pas një sezoni shumë të mirë, të finalizuar me fitimin e Serisë A dhe Kupës së Italisë.
Oumar Solet është shëndërruar në objektivin e italianëve, i cili përfaqëson Udinezen.
Francezi ka zhvilluar dy sezone premtuese me friulanët, për të cilin Giusseppe Marotta ka përgatitur rreth 20 milionë euro.
Kontaktet e para tashmë kanë nisur duke qenë se 26 vjeçari e ka bindur trainerin Cristian Chivu.
Projekti i drejtuesve thuhet pëlqehet nga ishi i Salzburgut i cili për më tepër ka një vlerë kartoni të përballueshme.
Siç dihet Interi është një rival ambicioz, me një eksperiencë edhe në Champions League, kompeticioni i preferuar nga çdo lojtar.
Sezonin e kaluar me Udinezen Oumar Solet e finalizoi me 3 gola në 38 sfida, të mjaftueshme për tu pretenduar nga gjigandët e Italisë dhe jo vetëm.



