Barcelona, mendon shitjen e Dani Olmos

Barcelona, mendon shitjen e Dani Olmos

 Ecuria e shkëlqyer në Botëror e cila sigurisht e ka dërguar Spanjën deri në finale pa dyshim e ka ndihmuar Dani Olmon referuar merkatos së verës. 

Mesfushori ka treguar cilësitë në 11-shen e formuar nga Luis de la Fuente, një trainer i cili e ka ripozicionuar ‘’ La Furia Rojan ‘’ ndër më të mirat e botës. 

27 vjeçarit i përfundon kontrata me Barcelonën në 2030-tën por drejtuesit nuk e përjashtojnë shitjen e tij. 

Në fakt situata ekonomike e ‘’ Blaugranëve ‘’ i detyron të veprojnë në këtë mënyrë, edhe pse flitet për një ndër komponentët më të rëndësishëm për Hansi Flick. 

Disa klube janë interesuar për ishi-n e Leipzigut, një ndër më të spikaturit në botë aty ku aktivizohet. 

Vlera e kartonit momentalisht i arrin 60 milionë eurot dhe kjo situatë duhet të analizohet me detaje në lidhje me të ardhmen. 

Paraprakisht ishi-n e Dinamo Zagrebit e pret finalja kundër Argjentinës e cila do të jetë determinante për vijimësinë secilit lojtar nga të dyja krahët. 

Dani Olmo e ka rritur impaktin në metrat e fundit, i cili sa herë kur kap topin bëhet i rrezikshëm pa harruar se është pjesë e një ekipi yjesh në çdo repart.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy