
Ashtu siç ka ndodhur rëndomtë pothuajse në çdo merkato edhe në atë të dimrit në kontinentin e vjetër priten sfida gjigandësh.
Manchester United dhe Liverpooli do të zhvillojnë një tjetër duel të ashpër për një ndër mbrojtësit më cilësorë të Serisë A por edhe më gjerë.
Gleison Bremer i Juventusit është konsoliduar si një titullar i padiskutueshëm në 11-shen e trainerit Igor Tudor, i cili ka avancuar ashtu siç duhet në fazën e parë të sezonit.
Efektiviteti në fushën e blertë dëshmohet qartazi me 20 ndërhyrje deçizive dhe fitimi i dueleve me rivalët.
Referuar ‘’ Të Kuqve ‘’, traineri Arne Slot e konsideron një dyshe ideale me Virgil Van Dijk, ndërkohë që ai i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ Ruben Amorim kërkon ti japë fund peripecive të ndeshjeve të fundit.
Mirëpo ishi i Torinos nuk do ta ketë të lehtë të largohet nga ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ për arsye se kontrata i përfundon në qershorin e 2029-tës dhe historikisht ky ekip është shquar për insistimin në lidhje me qëndrimin e peshave të rënda.
Vera e ardhshme do të jetë një tjetër mundësi për gjigandët anglezë për të tentuar blerjen e 28 vjeçarit, i cili po zhvillon sezonin e tretë në rradhët e ish rekordmenëve të Serisë A.



