Timothy Weah është lojtari më i ri i Juventusit. Klubi italian, ka njoftuar këtë të shtunë, firmën me sulmuesin 23-vjeçar. Futbollisti, vjen pas aventurës me Lille në kampionatin francez, aty ku në sezonin e fundit hasi vështirësi të mëdha, teksa u aktivizua në 29 ndeshje, por nuk shënoi dot asnjë gol. Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e PSG dhe Celtic. Timothy është djali i legjendës së Milanit, George Weah, i cili është futbollisti i vetëm afrikan që ka fituar “Topin e Artë”.



