
Pavarësisht ecurisë shumë të mirë të Manuel Ugartes dhe Vitinhas, Luis Enrique ka kërkuar përforcime gjatë merkatos së verës.
Tek Paris St Germain presioni është shumë i madh dhe objektivi kryesor i Nasser Al Khelaifit vijon të jetë fitimi i Champions Leagues.
Sipas ‘ RMC Sport ‘, traineri i kryeqytetasve e ka bërë një tjetër zgjedhje për mesfushën. Flitet për Joao Neves, i cili për më tepër është krahasuar me Rodrin e Manchester City-t nga ekspertët.
19 vjeçari i ka hedhur shumë shpejt hapat drejt suksesit me Benfikën dhe drejtori sportiv i ‘’ Les Pariziens ‘’ Luis Campos po bën maksimumin për ta transferuar në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Megjithatë, kryeqytetasit pretendojnë 100 milionë euro për Joao Neves, shifër e konsideruar e ekzagjeruar nga francezët, oferta e të cilëve arrin deri në 60 milionë euro.
Kuq e blutë i kanë kushtuar shumë rëndësi talentëve gjatë viteve të fundit, të cilët do të jenë përfaqësuesit e kësaj skuadre në të ardhmen.
Dy sezonet në ekipin e parë të ‘’ Shqiponjave ‘’ e kanë përforcuar idenë se flitet për një lojtar shumë kualitativ dhe ditët në vijim mendohet se do të jenë përcaktuese për hapin e rradhës në karrierë.
3 gola dhe 2 asiste në 55 sfida përfshirë të gjitha kompeticionet numëron nxënësi i Roger Schmidt, skuadra e të cilit doli nënkampione në Portugali.



