Uzuni i shënon tripletë Prishtinës, Shkëndija “turpërohet” në Slloveni

Uzuni i shënon tripletë Prishtinës, Shkëndija “turpërohet” në Slloveni

Skuadrat shqiptare kanë zhgënjyer në eliminatoret e Champions League! Pas Teutës, tashmë edhe dy skuadra të tjera shqiptare janë eliminuar nga Champions League.

Shkëndija e Tetovës është “turpëruar” në ndeshjen e dytë ndaj Mura në Slloveni. Tetovarët janë mposhtur me shifrat e thella 5-0, duke mos arritur dot të përmbysin rezultatin e ndeshjes së kaluar, ku u mposhtën në shtëpi 1-0. Vlen të theksohet se Shkëndija luajti me një lojtar më pak nga minuta e 42-të, pasi Krivak u ndëshkua me karton të kuq.

Humbje në ndeshjen e kthimit ka pësuar edhe Prishtina. Këta të fundit janë mposhtur 1-3 nga hungarezët e Ferencvaros. Të tre golat për Ferencvaros u shënuan nga sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. Një javë më parë në ndeshjen e zhvilluar në Hungari, kampionët e Kosovës u mposhtën 3-0, ndërsa nuk ia dolën të marrin dot fitore në ndeshjen e kthimit.

Kështu skuadrat e eliminuara në turin e parë në Champions League, do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Conference League, aty ku e nisin nga raundi i dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy