
I konsideruar si një ndër talentët më të mëdhenjë të kohës moderne , sulmuesi Neymar Junior tashmë në një fazë shumë të rëndësishme të karrierës , gjatë një interviste në ditën e djeshme është fokusuar edhe tek e ardhmja , mbi të cilën po analizon disa pista të rëndësishme ndër të cilat përfshihet edhe Major League Soccer :
“ Po e mendoj seriozisht rikthimin tek Santos . Kam kujtime shumë të bukura dhe kalova një eksperiencë të shkëlqyer.
Gjithashtu jam i impresionuar edhe nga evolucioni i Major League Soccer , destinacion që e kam gjithmonë parasysh “ , theksoi 30 vjeçari duke lënë për të kuptuar se shumë shpejt mund të përshëndetet me Europën .
Me mbërritjen tek Barcelona , karriera e brazilianit ndryshoi totalisht dhe filloi të akumulonte shumë trofe , sidomos atë të Champions Leagues , i cili u bë më i lehte me treshen magjike Messi – Suarez – Neymar. Pas 9 vitesh Neymar Junior e ka kuptuar se i ka shumë borxhe Santosit , skuadër që i dha shansin për të spikatur dhe për tu shëndërruar në një yll botëror .
5 sezonet në ‘’ Parque de Prince ‘’ sigurisht ia kanë rritur vlerat talentit të ‘’ Seleçaos ‘’ , me 132 sfida , 91 gola dhe 56 asiste por i mbetet edhe pak kohë sepse kontrata e firmosur me ‘’ Les Pariziens ‘’ finalizon në 2025- sën , por opsionet e lartpërmendura vijojnë të kenë një rëndësi të madhe në përditshmërinë e yllit të Parisit.
Vitet e fundit kampionati amerikan ka fituar shumë pikë sidomos me transferimin e lojtarëve që kanë lënë gjurmë në të kaluarën në djepin e futbollit dhe konsiderohet një eksperiencë interesante për yllin nga Sao Paolo.



