
Tek Barcelona vijon të punohet me shumë përkushtim për arritjen e objektivave në merkaton verore.
Edhe pse është ende herët, Joan Laporta në bashkpunim me drejtorin sportiv Deco kanë filluar të planifikojnë lëvizjet gjatë kësaj periudhe e cila do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen.
Bëhet fjalë për një mbrojtës dhe një sulmues, dy prioritete për trainerin Hansi Flick i cili po bën një punë për tu duartrokitur në stolin e ‘’ Blaugranëve ‘’.
Eshtë Nico Williams dhe Jonathan Tah, të cilët vijojnë të jenë të padiskutueshëm në skuadrat respektive, Athletic Bilbao dhe Bayer Leverkuseni.
Flitet se nga ‘’ Camp Nou ‘’ mund të largohen Ronald Araujo dhe Andreas Christensen dhe sigurisht kuq e blutë pretendojnë ti gjejnë zëvëndësues të denjë për pozicionet respektive.
Nëse i referohemi spanjollit, ja vlen për tu theksuar se kontrata me Athletic Bilbaon i skadon në 2027-tën, e shoqëruar me një klauzolë për prishjen e saj prej 60 milionë eurosh.

Një tjetër fakt domethënës është se 22 vjeçari vijon të jetë shumë i rëndësishëm edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes, kampione në fuqi e Europës.
Pavarësisht prezencës së Robert Lewandowskit, Raphinhas apo Lamine Yamal, ish traineri i Bayern Munchenit kërkon ta shtojë cilësinë në metrat e fundit, me një ndër më të mirët në La Liga dhe në kontinentin e vjetër.
Gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm aspirojnë ngjitjen e shkallëve në çdo kompeticion pjesëmarrës dhe e kanë potencialin për të qenë ekipi i dikurshëm, i cili nuk kishte asnjë rival.



