
Trajneri i Romës, Jose Mourinho rrezikon të pezullohet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Interit.
Shkak për këtë, janë bërë akuzat e trajnerit portugez në fund të ndeshjes me Monza, ku skuadra e tij barazoi 1-1.
Mourinho akuzoi arbitrin, Daniele Chiffi, duke thënë se mori vendime skandaloze dhe sipas tij ishte gjyqtari më i dobët që kishte hasur në karrierë.
Ndaj teknikut verdhekuq ka nisur një hetim dhe rrezikon të pezullohet për ndeshjen e radhës në fundjavë.



