Bushi: Skema e re, e duhura për kampionatin shqiptar. Meta luan me ekipin më të mirë në Shqipëri

Bushi: Skema e re, e duhura për kampionatin shqiptar. Meta luan me ekipin më të mirë në Shqipëri

Trajneri i Shqipërisë, Alban Bushi, do të ndjekë nga afër sfidën mes Teutës dhe Tiranës.

Duke folur për MCN TV, Bushi deklaroi se do të jetë një kampionat interesant deri në fund për shkak të skemës, që sipas tij është e duhura.

Bushi tha se Ermal Meta po ndiqet për Kombëtares U-21, ndërsa shtoi se ka edhe lojtarë të tjerë nën vëzhgim.

Kampionatin shqiptar e shohim vazhdimisht. Teuta dhe Tirana kanë lojtarë për ekipet e moshave si Gjini për shembull. Gjini bëri mirë që lëvizi dhe unë isha promotori i parë që ai të vinte në Shqipëri pasi luante në nivele të ulëta në Suedi.

Ishim skeptik në fillim për skemën, ndërsa tani mendojmë se është e duhura. Ka ekipe pa emër si Egnatia që po i jep tonin kampionatit. Do të jetë interesant deri në fund, por ai “Final Four” do të jetë shumë i bukur.

Nuk ka diferenca, lojtarët e Teutës nuk janë me eksperiencë, është ekip i ri dhe ka presion. Por, janë në fushën e tyre dhe të jep energji të mira. Besoj se do të bëjë mirë, është një ekip i ri. Tirana ka shumë forcë e potencial, e ka bluzën shumë të rëndë, por ka defektet e veta. Ky “Final Four” sikur e ka vënë në gjumë, por Teuta mund ta ngacmojë pak.

Ermal Metën kemi kohë që e shohim, luan me ekipin më të mirë në Shqipëri si Tirana. Ka potencial shumë të mirë, si ai ka edhe të tjerë. Laçi po përballon kampionatin me lojtarë të rinj. Është çështje besimi nga presidentët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy