
Interesi i Real Madridit për Denzel Dumfries sigurisht e ka vënë në dyshim qëndrimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Hollandezi është i ndërgjegjshëm për këtë fakt dhe drejtuesit nga Milano kanë nisur ti bëjnë mirë llogaritë.
Do të jetë paksa e vështirë ta zëvëndësojnë anësorin por gjithsesi përpjekjet po bëhen.
Marco Palestra është shëndërruar në objektivin e trainerit Cristian Chivu, ish mbrojtës i kampionëve në fuqi të Scudettos.
21 vjeçari e ka përfaqësuar denjësisht Cagliarin i cili mund të vihet shumë shpejt nën urdhërat e rumunit.
Ishi i Atalantës zhvilloi një sezon me siçilianët, i shoqëruar me 37 sfida dhe 1 gol.
Në të shkuarën fitoi Europa Leaguen me ‘’ La Dean ‘’, ç’ka do të thotë se e ka eksperiencën e mjaftueshme edhe në kompeticionet më të rëndësishëm të Europës.
Presidenca e Interit po e analizon këtë rast me detaje dhe ka arritur në konkluzionin e një oferte prej afro 30 milionë eurosh për Marco Palestran.
Një shifër e tillë konsiderohet mëse normale dhe duhet theksuar se e ardhmja e talentit italian mund të ndryshojë si në aspektin personal ashtu edhe në atë kolektiv.



