VIDEO/ Kaos në fund të takimit, Valencia triumfon ndaj Real Madrid

VIDEO/ Kaos në fund të takimit, Valencia triumfon ndaj Real Madrid

Valencia mori një fitore të madhe ndaj Real Madrid, në luftën për mbijetesën, por vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një episod i ndodhur në fund të takimit.

Sulmuesi i madrilenëve, Vinicius, ishte në shënjestrën e tifozëve vendas, ku nuk munguan as fyerjet raciste në drejtim të tij.

Duke parë nervozizmin e lojtarit, trajneri Ancelotti vendosi ta zëvendësojë, por jo gjithçka shkoi sipas planit.

Gjatë zëvendësimit, Vinicius, provokon vendasit, duke bërë me shenjë se do bien në kategorinë e dytë. Kjo solli acarimin e lojtarëve vendas, që u përplasën me brazilianin, ku nuk munguan edhe grushtet.

Vinicius u ndëshkua me të kuq pas rishikimit në VAR, për goditje ndaj kundërshtarit.

Sa i përket ndeshjes, Valencia triumfoi 1-0, falë një goli të Lopez në minutën e 33-të dhe ngjiten në vendin e 13-të me 40 pikë, ndërsa Real Madrid mban vendin e tretë me 71 pikë.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy