Nuk ka më dyshime, Edi Martini është trajneri më i ri i Teutës. Ka qenë vetë klubi durrsak, që ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Martini merr vendin e Bledi Shkëmbit te Teuta, me teknikun korçar që u shkarkua për mungesë rezultatesh.
Martini ka nisur menjëherë nga puna dhe objektivi është i qartë, ta largojë skuadrën nga vendet e fundit të renditjes ku ndodhet aktualisht.



