Napoli, interes për Neymar Junior

Napoli, interes për Neymar Junior

Tanimë me 33 vite mbi supe Neymar Junior është i ndërgjegjshëm se nuk i mbetet edhe shumë kohë në futbollin e luajtur.

Sigurisht ndër vite është konsideruar një ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet, i cili pas një eksperience në Arabinë Saudite tek Al-Hilal është rikthyer tek ekipi i zemrës. 

Mirëpo, dihet se Botërori i 2026-tës është pas dere dhe Neymar konsiderohet një referent tek ‘’ Seleçao ‘’, kombëtare e cila drejtohet nga i mirënjohuri Carlo Ancelotti. 

Së fundmi për golashënuesin ka shfaqur interes Napoli, i cili sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ është shprehur se synon të rikthehet në Europë. 

Gjatë merkatos së verës presidenti i ‘’ Azurrëve ‘’ Aurelio Di Laurentis e mendoi seriozisht transferimin e Neymarit në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, i cili gjithsesi mbetet një lojtar tejet kualitativ, teknik, me një inteligjencë taktike për tu admiruar dhe i vështirë për tu markuar nga çdo rival.

Duke qenë se kontrata me Santosin është drejt përfundimit, ish traineri i Interit shpreson në arritjen e një marrëveshjeje me Neymar Junior, të cilin agjenti i tij Pini Zahavi e ka ofruar edhe tek Interi.

Seria A konsiderohet destinacioni ideal për të rikuperuar terrenin e humbur dhe të përgatitet maksimalisht për këtë eveniment, duke patur parasysh se Brazili është një ndër kandidatët për ta fituar.

Një aspekt që s'duhet harruar është se Neymar është i gatshëm ti reduktojë pretendimet dhe të aktivizohet në një ligë kompetitive, pa dyshim tek një ndër ekipet më cilësorë. 

Me 31 dhjetor i përfundon kontrata me Santosin dhe objektivi i tij është ta bindë Carlo Ancelottin për të qenë i përzgjedhur në 11-shen titullare e cila do të performojë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy