
Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për ndryshimet te Partizani, ku u larguan drejtori sportin, Elton Marini dhe trajneri Xhovani Kolela.
Dede deklaroi se historia e futbollit shqiptar, ka treguar se fjala projekt këtu nuk është e vërtetë.
Sipas tij, në Shqipëri ka shumë klube të varfra dhe nuk durohet kohëzgjatja, por nuk është ky rasti i Partizanit.
Ne jetojmë në Shqipëri dhe duhet të analizojmë një fjalë “projekt”. Nuk është e vërtetë fjala projekt këtu. Na tregon historia në futbollin shqiptar. Marini dhe Kolela, nuk janë të parët. Ka të tjerë që kanë dalë kampionë dhe kanë ikur. Nëse kontratat kanë qenë 1-vjeçare, nuk kam çfarë të diskutoj.
Ne nuk e gënjejmë dot veten. Nuk është risi. Që jemi të varfër si klube dhe nuk durojmë në kohëzgjatje, kjo është fakt, por ky nuk është rasti i Partizanit.
Titulli kampion, ka shumë histori brenda. Ne duhet të mendohemi mirë kur marrim një trajner dhe t’i japim kohë.
Ne duhet të mësohemi me kohëzgjatjen. Nëse përfundon kontrata mund të ketë shumë diskutime mes palëve. Ne nuk e dimë të vërtetën te Partizani. Nëse kontrata ka përfunduar, nuk kemi çfarë të themi. Nëse e ka kontratën 1-vjeçare, nuk diskutojmë dot më. Është strategji e klubit.



