UEFA do të ndëshkojë PSG, shkeli rregullat e merkatos (VIDEO)

UEFA do të ndëshkojë PSG, shkeli rregullat e merkatos (VIDEO)

UEFA është duke përgatitur penalizime për skuadrën e Paris Saint Germain për mosrespektim të rregullit të “Fair Play”-t financiar. Lajmi është raportuar nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, e cila ka raportuar se drejtuesit e klubit të PSG-së janë të bindur se UEFA do ti ndëshkojë pas hetimeve që ky institucion bëri në fillim të këtij sezoni.

Tek Paris Saint Germain ndihen të frikësuar pasi UEFA mund të aplikojë një sanksion të ngjashëm me atë të vitit 2014, kur ajo imponoi një limit për sa i përket nivelit të humbjeve të klubeve. Përpara 4 viteve, ky limit ishte 60 milionë euro dhe Paris SG e ka tejkaluar ndjeshëm në vitet e fundit.

Në të dhënat e “Transfermarkt”, në vitin 2015 deficiti mes blerjeve e shitjeve të lojtarëve të Parisit ishte 92.2 milionë euro; në 2016-n ishte 78.7 milionë euro; ndërsa në vitin 2017 ky deficit arriti deri në 144 milionë euro.

Tashmë PSG-së i mbetet rregullimi i bilancit dhe kjo mund të arrihet vetëm duke shitur yjet, ku njëri mes Nejmarit dhe Mbapes shihet larg PSG-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy