Napoli, përcakton çmimin për Osimhen

Napoli, përcakton çmimin për Osimhen

Gjatë merkatove të fundit Victor Osimhen ka rezultuar një ndër më të pretenduarit.

Nigeriani ka bërë mirë gjatë katër sezoneve tek Napoli, vlera e të cilit është rritur ndjeshëm.

Sipas gazetarit Daniele Longo, kreu i presidencës Aurelio Di Laurentis vijon ti qëndrojë besnik pretendimit prej 100 milionë eurosh për golashënuesin, një rrezik për çdo rival në metrat e fundit.

Kapaciteti i ishi-t të Lilles sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e disa klubeve të fuqishëm në kontinentin e vjetër, kryesisht në Premier League, si Manchester United, Chelsea dhe Liverpooli.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndoshta largimi i mundshëm nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ mund të rezultojë shitja më e shtrenjtë në merkaton verore, shifër të cilën si ‘’ Djajtë e Kuq ‘’, londinezët dhe ‘’ The Redsat ‘’ janë të gatshëm ta investojnë.

Megjithatë, në aspektin sportiv për ‘’ Il Partenopei ‘’ do të ishte një humbje e madhe por njëkohësisht për Victor Osimhen një hap shumë i suksesshëm në karrierë sepse do të bëhej pjesë e një ekipi elite, jo vetëm në Angli.

Edhe në aspektin ekonomik sigurisht do të bënte diferencën sepse flitet për tre klube shumë të pasur, të cilët fatkeqësisht kanë mbetur në prapavijë në lidhje me titujt në vitet e fundit.

Afrikani e tregoi edhe në sezonin e kaluar se çfarë është i aftë të bëjë, i cili e finalizoi me 17 gola në 32 sfida por skuadra e tij nuk mundi të sigurojë një vend në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy