
Pas peripecive të hasura gjatë eksperiencës me Juventusin, Paul Pogba është gati të hedhë një tjetër hap në karrierë.
Manchester City tashmë ka nisur tratativat për ta rikthyer në Premier League, kampionat ku në të kaluarën përfaqësoi Manchester United, rivalin historik.
Ekipi i Pep Guardiolas po zhvillon një sezon me shumë ulje-ngritje si pak herë më përpara dhe transferimi i lojtarëve cilësorë duket se është zgjidhja e vetme për të dalë nga gropa ku ka rënë.

Ish kampioni i botës në 2018-tën konsiderohet një element shumë teknik por nëse do të vendosë për ish fituesit e Champions Leagues, sigurisht do të gjeneronte një lloj polemike për arsye të rivalitetit ndërmjet ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe ‘’ Qytetarëve ‘’.
Pa dyshim që nëse do të konkretizohet marrëveshja, do të konsiderohej një ndër transferimet më të bujshëm gjatë merkatos së ardhshme, e cila është shumë afër.
Vlen të përmendet se Manchester City është larg të qënit ekipi i dikurshëm, në Angli dhe Uefa Champions League, situatë deri diku normale në futboll për arsye të rivalitetit të ashpër që ekziston.



