
Situata e David de Geas tek Manchester United sa vjen edhe përkeqësohet dhe duket se e vetmja zgjidhje për gardianin është largimi nga ‘’ Old Trafford ‘’.
‘’ Los Colchoneros ‘’ siç dihet kanë në përbërje një ndër portierët më të mirë në qarkullim si Jan Oblak por dyshimet për qëndrimin e sllovenit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ vijojnë.
Arsyeja është interesi i Paris St Germain dhe Juventusit dhe numri një i stolit Diego Simeone beson se me 32 vjeçarin poshtë tre shtyllave , madrilenët do të kenë një siguri më tepër për të ardhmen.
Duhet theksuar se David de Gea prej shumë vitesh është konsideruar një ndër më të mirët në Premier League dhe tashmë pas 12 sezonesh ka shansin për tu rikthyer tek ekipi i zemrës , i cili i dha mundësinë të tregonte potencialin .
Në rastin e Jan Oblak , sfida mendohet shumë e ashpër sepse si ‘’ Les Pariziens ‘’ ashtu edhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ shquhen si ekipe mjaft cilësore , të cilat në të kaluarën dominuan totalisht , kryesisht në Francë dhe Itali dhe gjithmonë gëzojnë respektin e lojtarëve me emër.



