
Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi skemën 5-4-1, që Partizani do të përballet me Valmieran.
Sipas tij, Zekic i ka marrë informacionet për kundërshtarin dhe ka vendosur të luajë kështu. Dede deklaroi se Partizani duhet të kualifikohet me çdo kusht në “play off”.
Zekic do të jetë i kujdesshëm. Nuk do të dëmtohet dhe të mbajë sa më gjatë 0-0. Me kalimin e minutave, kundërshtari do bjerë dhe do futen Grezda dhe Keko. Mungojnë disa alternativa. Mba dhe Da Silva do i jepnin një ngjyrë tjetër ekipit dhe më shumë mundësi zgjedhje trajnerit.
Nëse ka informacion se kundërshtari do luajë me dy sulmues, i ka marrë masat shumë mirë me mbrojtjen me 5. Me 3 mbrojtësa qendre, mendoj se ka marrë masat dhe dëshiron të mos pësojë.
Unë jam i bindur se Partizani do tregojë më shumë se një gol. Partizani duhet të kualifikohet me çdo kusht, për futbollin shqiptar, për financat dhe për imazhin e klubit.



