
Krijimi i Superligës europiane nga ECA ka bërë që presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin të kritikojë ashpër presidentin e ECA-s Andrea Agnelli, i cili është edhe numri 1 i Juventusit. Ceferin ka deklaruar se Agnelli është një person me dy fytyra.
“Unë kurrë nuk kam parë një person si ai që gënjen pa pushim. Është me të vërtetë e pabueshme. Unë fola me të të shtunën pasdite dhe më tha se ishin thjesht thashetheme dhe se nuk kishte asgjë të vërtetë. Agnelli më tha se do më telefononte përsëri, por më pas e fiku telefonin. Padyshim lakmia është aq e fortë sa që mposht të gjitha vlerat njerëzore,"-deklaroi Ceferin.
Numri 1 i UEFA-s përsëriti se do ketë penalizime për skuadrat pjesmarrëse në Superligën europiane.



